Shqipëria shtrihet në Europën juglindore, në perëndim të gadishullit Ballkanik, midis koordinatave gjeografike: 39 16’ gjerësi dhe 42 39’ gjatësi gjeografike. Shqipëria ndodhet pothuajse në mes të Ekuadorit dhe Polit të Veriut dhe mbulon një sipërfaqe prej 28.748 km2. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km: nga e cila 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë kufitare detare, 48 km vijë kufitare lumore dhe 73 km vijë kufitare liqenore. Republika e Shqipërisë kufizohet në veri me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e juglindje me Greqinë. Në perëndim Shqipëria laget nga detet Adriatik dhe Jon. Lartësia mesatare është 708 m, që do të thotë dy herë më e lartë sesa ajo e Europës. Shqipëria ndodhet në zonën e lagësht subtropikale të hemisferës veriore, dhe bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare.
Zonat bregdetare: Klimë mesdhetare me dimër të butë dhe të lagësht, verë të nxehtë dhe të thatë. Zonat malore: Klimë kontinentale me dimër të ftohtë dhe të ashpër dhe verë të lagësht.
Ultësira - Shqipëria perëndimore, reliev fushor – Shqipëria lindore, reliev malor – Shqipëria veriore, maja më e larte – Mali i Korabit (2,753 m)
Popullsia e Shqipërisë është 3,150,886 banorë. Pjesa dërrmuese e banorëve janë shqiptarë. Vetëm 2% e popullsisë përbëhet nga minoritete, kryesisht grekë dhe maqedonas.
Tirana (që nga viti 1920)
Durrësi, Vlora, Saranda, Shkodra, Berati, Korça, Gjirokastra, Elbasani
Shqipja është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë të kësaj familjeje në bazë të origjinalitetit të saj. Gjeografi grek, Ptolemeusi, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në shekullin e dyte të erës sonë. Emri “Shqipëri” (Albania) zëvendësoi emrin e vjetër “Arbëri” (ose Arbani) në fund të shek. të XVII, për shkak të rrethanave të reja historike të krijuara dhe sepse duhet të bëhej një lidhje midis nocionit të kombit dhe përdorimit të gjuhës shqipe, që në atë kohë quhej “Shqip”. Gjuha shqipe përdoret gjithashtu (e shkruar dhe e folur) në disa pjesë të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe në Maqedoni ku jetojnë shqiptarë etnikë.
Republikë parlamentare.
Flamuri i Republikës së Shqipërisë përfaqsohet nga shqiponja dykrenare e zezë në një sfond të kuq.
Territori i Shqipërisë së sotme ka qënë i banuar që 100,000 vjet më parë. Në fillimet e mijëvjeçarit të tretë para lindjes së Krishtit në këtë territor u vendos popullata indo-europiane. Si rezultat i këtij bashkimi u krijua një popullsi e cila ruante karatkeristikat specifike gjuhësore dhe kulturore në gadishullin e Ballkanit (pellazgët). Bazuar në popullsinë më të hershme, mes mijëvjeçarit të II dhe shekullit të I para lindjes së Krishtit u krijua popullata ilire. Grekët erdhën në Epidamos (sot Durrësi) Butrint dhe Apolloni në shekullin e VII para lindjes së Krishtit për të vendosur kolonitë e tyre. Ashtu si dhe grekët, ilirët edhe pse nën pushtimin romak për shekuj me rradhë arritën të ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre. Rruga tregtare më e rëndësishme mes Romës dhe Kostandinopojës ishte rruga Egnatia, e cila kalonte nga porti i Durrësit. Në fund të shekullit të XIV Shqipëria u pushtua nga perandoria Romake. Nga viti 1443 deri në 1468 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu drejtoi rezistencën shqiptare duke fituar 25 beteja kundër turqëve. Pas vdekjes së Skëndërbeut turqit arritën të pushtonin territorin në 1479. Njëzet e gjashtë vjet me vonë, Kostandinopoja ra. Shqipëria ka qënë nën sundimin Osman për më shumë se 400 vjet. Përpjekjet dhe revoltat në vitet në vazhdim sollën pavarsinë në 1912. Nga viti 1912 deri në fund të Luftës së Parë Botërore shteti ynë u sulmua nga shtetet fqinje. Ai u pushtua nga forcat e Musolinit në 1939, duke i vënë fund kështu regjimit të Monarkisë që zgjati 11 vite. Në 1943 u pushtua nga forcat gjermane. Rezistenca ndaj sulmeve të huaja njihet si Fronti Antifashist Nacional Çlirimtar. Në nëntor 1944 kur forcat e huaja u larguan nga vendi, u vendos regjimi totalitar me liderin komunist Enver Hoxha. Për 50 vjet shteti ishte në izolim total, rezultat ky i politikave të ndjekura në atë kohë. Kjo politikë izolimi e varfëroi vendin deri në vitin 1991. Nga viti 1991 deri në vitin 1997 vendi u drejtua nga Partia Demokratike. Më vonë nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj (2005-2007). Pas zgjedhjeve elektorale në 3 korrik 2005, pushtetin e mori koalicioni i Partise Demokratike serish. Synimi i politikës shqiptare është ta integroi vendin në Bashkimin Europian. Burimi: http://www.akt.gov.al
Shqipëria, më parë një vend i mbyllur me ekonomi të centralizuar, po përjeton tranzicionin e vështirë në një ekonomi moderne të tregut të lirë. Zhvillimi makroekonomik arriti rreth 6% mes viteve 2004-2008, por pësoi rënie deri në 2% në vitin 2009. Inflacioni është i ulet dhe i qëndrueshëm. Qeveria ka marrë masa që të frenojë krimin e dhunshëm dhe së fundmi ka pranuar një paketë masash fiskale që synojnë të reduktojnë ekonominë “gri” dhe të tërheqin investimet e huaja. Ekonomia është përforcuar nga paratë e dërguara nga emigrantet, kryesisht nga Greqia dhe Italia. Sektori bujqësor, i cili punëson mbi gjysmën e popullsisë të aftë për punë dhe kontribuon vetëm me një të pestën në prodhimin e brendshëm bruto, përqëndrohet kryesisht në aktivitete të vogla familjare për shkak të mungesës së aparaturave moderne, paqartësive mbi pronësinë dhe mbizotërimit të tokave të vogla dhe jo pjellore. Përfundimi i punimeve për TEC-in e Vlorës ka ndihmuar në shtimin e kapacitetit prodhues për energjinë, ndërsa planet për përmirësimin e linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike me Kosovën dhe Malin e Zi do ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të furnizimt me energji. Gjithashtu me ndihmën e fondeve të Bashkimit Europian, qeveria po merr masa për të përmirësuar rrugët kombëtare dhe hekurudhën. Kjo një barrierë për një kohë të gjatë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.
GDP: blerja e energjisë baraz me 12.9 miliard dollarë (vlerësimi i 2013) GDP- përqindja e rritjes reale 1.3% (vlerësimi i 2012) GDP- përbërja sipas sektorëve: bujqësia 20%, industria 18.7%, shërbimet 61.3% (vlerësimi i 2012) Popullsia nën nivelin e varfërisë: 12.5% (vlerësimi i 2008) Shkalla e inflacionit (çmimet e konsumatorit): 2% (vlerësimi i 2012) Forca punëtore: 1.088 milion (vlerësimi i 2012) Industritë: përpunimi i ushqimit, tekstilet dhe veshjet, lënda drusore, vaji, çimentoja, lëndët kimike, minierat, metalet, hidroenergjitika. Eksportet-artikuj te përdorimit të përditshëm: tekstilet dhe veshmbathjet, asfalti, metalet dhe metalet xeherore, vaji i papërpunuar, perimet, frutat dhe duhani. Eksportet-bashkëpunëtorë: Italia 44.2%, Spanja 9%, Kina 6.8%, Greqia 4.9%, Turqia 4.7% (2012) Importet-artikuj të përdorimit të përditshëm: makineri dhe pajisje, ushqime, tekstile, lëndë kimike. Importet-bashkëpunëtorë: Italia 34.9%, Greqia 11.7%, Kina 7.5%, Turqia 5.6%, Gjermani 4.3% (2012) Borxhi i jashtëm: 5.917 milion dollarë (31 Dhjetor 2012) Monedha: Lek (ALL)
Burimi: 2014 CIA World Factbook
http://www.theodora.com/wfbcurrent/albania/albania_economy.html