Ne hotel Muzaka, ju jeni fiks në zemër të Beratit. Ky hotel me arkitekturen e tij klasike dhe stilin elegant gjendet në qendrën historike dhe mund te jete baza ideale për një pushim ndersa eksploroni monumentet e Beratit, kishat, xhamitë dhe shumë thesare te këtij qyteti. Hoteli është një ndërtesë e shekullit të 17-të ne një vend strategjik. Dhomat ofrojnë të gjitha strukturat e nevojshme për një qëndrim të këndshëm në këtë qytet të bukur. Vendet kryesore të Beratit si : Gorica, Mangalemi, lumi Osum, ura dhe monumente janë të gjitha ne nje distance te vogel. Të gjitha 10 dhomat e hotelit janë të dizenjuara për ta bërë qëndrimin tuaj të rehatshem me ajër të kondicionuar dhe TV satelitor. Me fjalë të tjera, hotel Muzaka është zgjedhja e përkryer ne gjetjen e një hoteli që ofron thjeshtësine, komoditetin e çmimet e pershtatshme në atmosferën mikpritëse te Beratit. Recepsioni është 24 orë dhe stafi do t'ju ndihmojë ne cfaredolloj kërkese qe ka të bëjë me ngjarjet e Beratit, me transportin, dyqanet, restorantet dhe shume shërbime të tjera. Ju gjithashtu mund të filloni ditën tuaj me një mëngjes të shijshem kontinental, i shërbyer nga 7:30 - 10:30, në dhomën e ngrenies ku mund të perzgjidhni buke apo tost shoqeruar me lëngje frutash, kafe, kapuçino, çaj dhe çokollatë të nxehtë. Kjo ndërtesë e bukur është restauruar në mënyrë të përkryer deri në detaje pikerisht për të nxjerrë në pah historinë magjike te së kaluarës. Bashke me lashtësinë e saj dhe bukurine gjenden edhe strukturat moderne te cilat garantojne jo vetem nje qëndrim te paharrueshëm, por edhe te rehatshem e relaksues.