Hotel Cajupi ndodhet në zemër të Gjirokastrës para se të hysh në pazarin e vjetër dhe më parë ka qenë “turizmi” i vjetër. Restoranti dhe bari panoramik, salla e konferencave dhe pjesa më e madhe e 40 dhomave janë rinovuar plotësisht kohët e fundit, duke ofruar komoditetin e nevojshëm të një hoteli të mirë. Tek kafeja në katin e parë do të gjeni mobile dhe karrige druri të gdhendura me dorë, ndërsa muret janë të pikturuara me motive të realizmit socialist, diçka që e bënë këtë hotel të veçantë. Tarraca e hotelit ofron pamje të mrekullueshme të qytetit, të luginës së Drinit dhe pllajës Cajupi, emrin e të cilës ka marrë hotelit. Në restorant do të gjeni
një shumëllojshmëri gatimesh shtëpie të përgatitura me kujdes duke ndjekur kuzhinën tradicionale.
Cajupi Hotel is honoured Silver Award by Authentic Albania Quality Mark |