Kavaja ndodhet ne qender te Ultesires Perendimore te Shqiperise buzet detit Adriatik. Kavaja njihet per plazhet e pastra te paprekura qe rrethohen me pyje pishash. Ajo kufizohet me Durresin ne veri, Lushnjen ne jug, Tiranen ne lindje. Ne perendim laget nga deti Adriatik me nje vije bregdetare prej 36.5 km. Bregdeti karakterizohet nga plazhe me rere dhe guralece. Jane rreth 8 plazhe kryesore: Plazhi i Golemit, Mal i Robit, Karpen, Karina, Plazhi i Gjeneralit, Plazhi i Spillese, i Grethpit dhe i Vilë-Bashtovës. Ne qytetin e Kavajes mund te vizitohet: Muzeu Etnografik ndertuar ne vitin 1971 mbi nje ndertese te tipit hayat (galeri) e perdorur ne shekullin e 18-te. Por origjina e saj arkitektonike daton ne antikitet e njohur e ndertuar sipas stilit “vila rustica”. Punime ne qeramike, baker, tekstile punuar nga nga mjeshtrat e qytetit jane ekspozuar ne kete muze. Monumente te tjera qe mund te vizitohen jane: Kisha Shën e Premtes ne 1280; Sahati ne 1817; Ura e Bukaqit ne shekullin e 18-te; Depot e ish-Kripores së Karpenit ne shekullin e 17-te; Kalaja e Bashtovës ne shekullin e 15-te. Vizitoni Kavajën, Shqipëri dhe rezervoni online hotele në Kavajë.