Hotel Seaside ndodhet ne nje gji te pazbuluar te Mesdheut, rruges per ne Butrint. Hotel Seaside eshte nje oaz bukurie ne nje nga zonat me terheqese te Sarandes. Shume elegant dhe me stil hoteli i ofron nje qendrim te kendshem cdokujt qe vlereson pushimin, zbavitjen dhe mrekullite natyrore. Me nje kapacitet prej 80 vetash, hoteli ka 29 dhoma, 14 prej te cilave jane dopio, 4 dhoma jane treshe me nje shtrat dopio dhe nje tek dhe 11 dhoma kane nje shtrat dopio dhe 2 shtreter tek. Te gjitha dhomat kane pamje nga deti duke te ofruar keshtu nje pamje qe te le pa fryme e cila mund te shijohet ndersa jeni te shtrire ne shtrat ose nga ballkoni. Te gjitha dhomat perfshijne: TV, telefon, mini-bar, frigorifer, kondicionier, linje interneti, sherbim dhome 24-oresh. Lart ne tarrace ju do te gjeni nje bar-restorant, nje vend i mrekullueshem per te shijuar ajrin e paster te detit Jon ndersa jeni duke provuar specialitetet mesdhetare. Parkimi 24 oresh eshte i siguruar per te gjithe klientet.