Hoteli ndodhet ne një zone te qete ne zemër te qytetit, afër Parkut Kombëtar, Liqenit artificial dhe Kopshtit Zoologjik, ne brendesi te zonës se ambasadave dhe bankave te Tiranës. Pallati i Kongreseve dhe ai Presidencial ndodhen vetëm disa hapa larg hotelit, ndërsa edhe shume vende te tjera me interes nuk ndodhen shume larg. Ky është i vetmi hotel 5* ne Shqipëri me menaxhim ndërkombëtar. Një hotel modern me mobilim elegant, Hotel Sheraton Tirana & Towers ofron akomodimin me ekskluziv ne Shqipëri. Te gjitha dhomat dhe suitat kane pajisje moderne për të mirëpritur biznesmenët dhe turistet. “Infinity” Bar ofron një shërbim dhe ambjent autentik te veçantë. Është vendi ideal ku biznesmenët mund të takohen për kafe apo për t’u çlodhur gjate ditës. Hoteli ofron një ambjent te këndshëm për çajin e pasdites dhe koktejet. Restoranti “Metropolitan” është i hapur për mëngjesin, dreken dhe darken dhe pervec kuzhines ndërkombëtare ofron edhe kuzhinën mesdhetare dhe shqiptare. Te gjitha ushqimet janë të freskëta dhe të cilësisë se pare dhe serviren me elegancë.
DhomatHoteli ka nje total prej 151 dhomash, duke perfshire edhe 56 suita, nje suite presidenziale, 95 dhoma te dekoruara mjaft bukur dhe 2 katet e Kulles.