Hotel Royal me një strukturë alpine, në lartësinë 1420 m mbi nivelin e detit, me kushte mjaft komode dhe të përshatura mjaft mirë me arkitekturën e Voskopojës. Voskopoja eshte rreth 15 km larg Korçës. Dhomat jane mjaft komode, me strukturë alpine, të pajisura me sistem ngrohjeje, ballkon, etj. me kapacitet: 20 dhoma (45 shtretër) të mobiluara me stil. Restoranti ofron një menu të pasur me gatime tradicionale të zonës, të alternuara me kuzhinën ballkanase dhe atë europiane. Specialiteti janë gatimet e mishit të freskët bio, bulmet bio dhe gatime tradicionale të zonës së Korçës , etj. Ambjent me pamje nga ku mund të shijoni natyrën e virgjër malore, restorant, bar, sallë konferencash, kënd ndenjeje, verandë, parkim i garantuar. Organizon festa të ndryshme. Organizohen gjithashtu shëtitje malore, sporte dimërore dhe verore si: ski, tracking, hipizem, ekspedita të ndryshme në shumë nga vëndet kulturore që ofron Voskopoja.