Pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë:
- Përmes Kakavijës, pikës kufitare jugore, mund të hysh në Gjirokastër
- Përmes Kapshticës, pikës kufitare juglindore me Greqinë, mund të hysh më vonë në Korçë
- Përmes Qafe Boti - Konispol lidhesh me Filatin
- Përmes Tre Urave lidhet Përmeti me Konicën
Pikat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë:
-
Përmes Hanit të Hotit dhe Murriqan-Sukobina mund të hysh në qytetin e Shkodrës
-
Përmes Ulqinit në kufirin jugor me Malin e Zi mund të hysh në qytetin e Shkodrës
-
Tani mund të hysh nga Vermoshi, nga ku mund të lidhesh me zonën e Kelmendit në Shqipëri dhe Plavë e Guci në Mal Të Zi
Pikat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë:
-
Përmes Qafë Thanës lidhemi me Pogradecin, Elbasanin dhe Librazhdin
-
Nga Tushemishti në juglindje të Liqenit të Ohrit, në drejtim të Pogradecit
-
Nga Bllada, në drejtim të Peshkopisë ose Bulqizës dhe Burrelit
- Nga Gorica rruga shkon në drejtim të veriut të Liqenit të Prespës
Pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Vërmica
-
Qafa e Prushit
-
Qafe e Morinës
Me anë të autobuzave mund të lëvizësh nëpër qytetet:
-
Tirana - Tetovë, Maqedoni, përmes Qafë Thanës
-
Tirana - Prishtina dhe qytete të tjera në Kosovë, përmes Morinës
-
Korçë - Thessaloniki, Greqi, përmes Kapshticës
-
Tirana - Athinë, përmes Kakavijës
-
Tirana - Sofia - Bullgari dhe Stamboll përmes Qafë Thanës
-
Porti i Durrësit lidhet me portet italiane të Barit, Brindisit, Ankonës, Triestes dhe Koperinit në Slloveni.
-
Porti i Sarandës lëvizje të përditshme me ishullin e Korfuzit.
-
Porti i Vlorës lidhet me Brindisin dhe Otranton.
Aeroporti i Shqipërisë:
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (i njohur gjithashtu si Rinas) është afërsisht 25 km nga Tirana dhe ka shumë fluturime direkte nga Europa. Lidhjet kryesore janë me qytetet e Londrës, Frankfurtit, Milanos, Romës, Vienës, Zyrihut, Athinës, Bolonjës, Budapestit, Stambollit etj. Qyteti i Tiranës lidhet me aeroportin me anë të transportit urban. Nisjet për në aeroport bëhen nga sheshi Skënderbej cdo një ore.
Burimi:
http://www.akt.gov.al